Ditën e mërkurë do të mbretëroj mot kryesisht me diell

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 07:55
Ditën e mërkurë do të mbretëroj mot kryesisht me diell

Sot do të mbretëroj mot kryesisht me diell, herë herë kalojnë vranësira shtresore të larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Orëve të mëngjesit sërish priten ngrica, me minimale që zbresin në -1C e 2C.

Temperaturat maksimale gjatë ditës shkojnë në 14C e 15C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë verilindore 2-4m/s.

Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbajë deri nga dita e shtunë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C e 16C. Në fundjavë më pas temperaturat zbresin në 12C e 10C, e ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave.

Aty këtu priten kushte për të reshura shiu, e në vise malore bore. Minimalet zbresin në -2C e 2C.

(Kosova Sot Online)