Osmani takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe

  • A.P /
  • 08 November 2024 - 14:16
Osmani takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Hungari, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në fokus të diskutimit me Starmer, ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes Kosovës e Britanisë së Madhe në fushën e emigracionit.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka shkruar Osmani.

Në përfundim, Osmani është shprehur mirënjohësi për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online)