Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, disa gra ngelin të lënduara
Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 6 personave.
Katër prej të plagosurve janë gra, të cilat udhëtonin me autoveturën.
(Kosova Sot Online)