Gjendet shëndoshë e mirë tek i dashuri i saj, vajza e cila ishte zhdukur
Një vajzë e mitur nga qyteti i Gostivarit është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nëna e 14 vjeçares e ka paraqitur rastin në Polici me ç’rast është zbuluar se e mitura gjendet në qytetin e Manastirit.
Sipas deklaratës së 14 vjeçares, ajo ka qenë me një person nga Manastiri me të cilin ka pasur dhe kontakt intim.
Reporti i MPB-së:
Më datë 08.11.2024 në ora 10:50 në DPB Gostivar, N.Sh. (45) nga Gostivari e cila me datë 06.11.2024 ka raportuar se vajza e saj e mitur G.Sh (14) është larguar nga shtëpia, ka raportuar se me datë 07.11.2024 G.Sh. ajo është gjetur në Manastir dhe në Stacionin Policorë Manastir ka deklaruar se ka qenë me personin S.D. nga Manastiri dhe se ka pasur marrëdhënie sek*suale me të.
(Kosova Sot Online)