Publikohet fotografia e të dyshuarit që theri katër persona në Ferizaj

  • A.P /
  • 12 November 2024 - 09:55
Publikohet fotografia e të dyshuarit që theri  katër persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.

Njëra prej vajzave, rreth 10-vjeçare, ishte në rrezik për jetën, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

(Kosova Sot Online)