Aksident i rëndë, vdes 18-vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 12 November 2024 - 13:00
Aksident i rëndë, vdes 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”. Motorri i drejtuar nga 18-vjeçari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjeçar.

Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën. Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë.

Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.

(Kosova Sot Online)