
Prokuroria jep detaje të reja për vrasjen në Klinë

Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte i njohur për organet e rendit, dhe i njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçit, lidhur me rastin do të intervistohen edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri rreth rastit tragjik.
(Kosova Sot Online)