Deputeti i njohur shqiptar dërgohet me urgjencë në spital

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 13:00
Deputeti i njohur shqiptar dërgohet me urgjencë në spital

Gjatë seancës së sotme parlamentare në kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka ndjerë probleme shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I ndihmuar nga kolegët e tij dhe efektivët e gardës, deputeti Gështenja, është nxjerr jashtë kuvendit dhe është marrë nga ambulanca, duke e transportuar për në spital.

Ende nuk dihen detajet se çfarë shqetësimesh shëndetësore ka ndjerë deputeti i PD-së dhe si është gjendja e tij shëndetësore.

(Kosova Sot Online)