Ja ku gjendet shtëpia me fasadën me mbi 30 flamuj
Shtëpia me fasadën me mbi 30 flamuj gjendet në Shipkovicë të Tetovës.Pronari i saj është Xhelal Shpici, mërgimtar në Bullgari, por arritëm të flasim me të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shtëpia është bërë në fillim të vitit dhe është bërë për dashurinë që kam ndaj kombit dhe një nder sado pak për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri dhe për nderë të kauzës”, tha Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.
Xhelali ka marrë komente të mira për idenë dhe thotë se i vjen mirë që është pëlqyer.
“Ideja është e imja dhe mjeshtrit, i kam paguar dhe u kam treguar se çka të bëjnë, vetëm se materialet i kam sjellë nga jashtë se është problem për ngjyrën e kuqe nuk kishte gjithkund”, pohoi Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.
Për Xhelalin, patriot nuk duhet të jesh vetëm në shtëpi, por kudo që të jesh, edhe në kurbet.
“Edhe pse nuk mund të jem atje por rrethanat janë ashtu unë punoj dhe veproj në Bullgari po punoj këtu me ndërtimtari. Mendja edhe zemra më rrinë gjithmonë atje. Unë për vete nuk jam patriot kudo që jam, por ku të jem jam patriot, këtu e kam edhe para këtu e kam Skënderbeun, flamurin, shqiponjën”, deklaroi Xhelal Shpici, pronar i shtëpisë.
(Kosova Sot Online)