Berisha: Kurti e ka përdorur idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë për interesa elektorale

  • A.P /
  • 29 November 2024 - 15:00
Berisha: Kurti e ka përdorur idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë për interesa elektorale

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se Kosova është e lidhur shumë me flamurin kuqezi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne si popull mbetemi të lidhur me festën e flamurit. Flamuri kombëtar mbetet ai simboli i gjakut të derdhur për krenarinë e një kombi, që asnjëherë nuk është gjunjëzuar”, tha ai.

Sipas Berishës,  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përdorur idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë për interesa elektorale.

Gjatë bisedës, deputeti kritikoi Kurtin duke thënë ka qenë ky i fundit që shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka quajtur “akt tradhtie”.  Ai pohoi se edhe Kurti e di shumë mirë se Kushtetuta aktuale e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë, pra bashkimin me Shqipërinë.

“Përdori flamurin kombëtar, për ta sfiduar flamurin e shtetit. Kjo është e lehtë ta bësh. E ka përdorur politikisht dhe kauzë për votë. Pa ndryshuar atë kushtetutën, nuk bëhet ajo. E ka quajt akt tradhtie, shpalljen e pavarësisë”, tha ai.”, tha ai.

Sipas tij, shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të punojnë fort për forcimin e shteteve tona.

(Kosova Sot Online)