
Rohde ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalit e ujit në Zubin Potok

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalit e ujit në Zubin Potok, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, teksa ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Ka shtuar se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës.
“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “x”.
(Kosova Sot Online)