Italia ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 10:01
Italia ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok

Italia ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e lëshuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë thuhet se Italia qëndron krah Kosovës në përpjekjet për hetim dhe për të kërkuar llogari për përgjegjësit e këtij sulmi të ulët.

“Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

(Kosova Sot Online)