Begaj telefonon Osmanin: Mbështetesim hetimin e plotë të aktit terrorist në Ibër-Lepenc
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u shpreh se shpërthimin “synon shkatërrimin e infrastrukturës kritike e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës”.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Shqipërisë, Begaj në bisedën telefonike me Osmanin mbështeti “fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”.
Sulmi u cilësua akt terrorist nga autoritetet e Kosovës ndërsa u dënua edhe nga SHBA dhe BE.
(Kosova Sot Online)