Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 10:50
Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada franceze tha se dënon ashpër këtë sulm dhe tha se rasti duhet të hetohet e përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

Ambasada franceze po ashtu ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX për reagimin e tyre, si dhe tha se mirëpresin koordinimin me Qeverinë e Kosovës.

“Falënderojmë gjithashtu KFOR-in dhe EULEX-in për reagimin e tyre të shpejtë dhe mirëpresin koordinimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.


(Kosova Sot Online)