Gjini: Kurti na ka rrejt që ka sjellur rend e ligj ne Veri, ky është dështim
Kryetari i Gjakovës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini, ka reguar lidhur me konferencën që mbrëmë ka mbajtur kryeministri Albin Kurti pas sulmit dhe dëmtimit të infrastrukturës së kanalit ujor të Ibër-Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjini ka thënë se s’ka dilemë që Serbia ka interes ta destabilizojë Kosovën, por shton se për mbrojtjen e Kosovës kanë përgjegjësi ata që udhëheqin me shtetin.
Sipas Gjinit, një gjë e tillë është dështuar të bëhet. Ai tutje ka thënë se Kurti kishte thënë se e ka sjellë rendin dhe ligjin në Veri dhe sipas Gjinit ajo që ndodhi është dështim.
Reagimi i plotë:
Askush ne Kosove nuk ka dileme se Serbia ka interes ta destabilizoje Kosoven. Kete e di edhe qeveria, edhe opozita edhe institucionet tona te sigurise edhe shumica e qytetareve.
Por, mbrojtjen e Kosoves, jeten e qytetareve, pronen dhe infrastrukturen e vendit e kane per detyre ta bejne ata qe udheheqin me vendin.
Kane deshtuar, sepse vendin armiqesor e njohin, nuk eshte dashur te befasohen.
Aq me teper, me dhjetera here kane thene qe veriu eshte “cliruar’ nga bandat kriminale dhe terroristet.
Ne e dime qe serbia eshte armiqesore, por qeveria jone duhet te jete ne gjendje te ofroje mbrojtje.
Ka deshtuar.
Aq me keq, qeveria jone e akuzon opoziten qe ‘po gezohet’ per aktin terrorist. E turpshme.
Kurti e ka pushtetin e plote, na ka rrejt qe ka sjellur rend e ligj ne veri. Ky eshte deshtim.
E tash po i akuzon tjeret.
(Kosova Sot Online)