Osmani takon ambasadorët e vendeve të QUINT’it dhe atë të BE’së
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT’it dhe ambasadorin e BE’së, për të diskutuar lidhur me sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ajo e ka cilësuar si sulm terrorist,m transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka potencuar para ambasadorëve “cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të Kosovës përmes sulmeve në infrastrukturën vitale”.
“Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)