Abdixhiku nga Gjilani: Serbinë do ta mundim gjithherë

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 14:49
Abdixhiku nga Gjilani: Serbinë do ta mundim gjithherë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Ibër-Lepencit, nga një tubim në Gjilan ka thënë se s’ka forcë e as shpërthim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë e as shpërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë!”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Abdixhiku ka shkruar se është koha “ta mundim edhe ngecjen”.

“Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës! Faleminderit Gjilan!”.


(Kosova Sot Online)