Pas sulmit në veri, Hamza mban mbledhje urgjente

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 15:05
Pas sulmit në veri, Hamza mban mbledhje urgjente

Kreu i Mitrovicës së Jugut dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbledhur urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave pas sulmit që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamza ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për masat që duhet të merren pas sulmit që ka shkaktuar pasoja në rajonin e Mitrovicës dhe në gjithë Kosovën.

“Sot e mblodha urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave për t’i diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm, i cili shkaktoi pasoja të rënda për regjionin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe secili i mori detyrat e tyre.

Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave shprehu mirënjohje për ekipet që janë mobilizuar për tejkalimin e situatës dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin sa më efikas”, ka shkruar Hamza.

(Kosova Sot Online)