Ujësjellësi 'KRU Prishtina' del me njoftim

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 15:15
Ujësjellësi 'KRU Prishtina' del me njoftim

Ujësjellësi “KRU Prishtina” ka thënë për shkak të gjendjen që u krijua pas shpërthimit në Ibër-Lepenc janë të detyruar për reduktime në disa komuna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, ujë s’do të ketë në orë të caktuara në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

“Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok dhe prurjes së pakët të ujit nga kanali i Ibër Lepencit jemi të detyruar të aplikojmë reduktime në Drenas sot nga ora 13:00- 18:00,në Fushë Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00- 19:00. Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”.

(Kosova Sot Online)