Roth: Nëse vërtetohet që Serbia është autore e sulmit, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave

  • A.P /
  • 30 November 2024 - 16:04
Roth: Nëse vërtetohet që Serbia është autore e sulmit, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave

Politikani gjerman dhe ish-ministri, Michael Roth, ka reaguar për sulmin e ndodhur me eksploziv ndaj infrastrukturës së kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Roth ka thënë se këto metoda janë metoda terroriste ruse kundër ndaj një vendi sovran në zemër të Evropës.

Roth ka thënë se nëse vërtetohet që Serbia është autore e sulmit, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë. Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, ka shkruar Roth

(Kosova Sot Online)