Osmani në takim me Maqedoncin, Jasharin e Ajetin për këtë çështje
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se sot gjatë ditës ka mbajtur takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti pas sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenca tha se në takim u fol për situatën e shkaktuar nga ky sulm dhe masat që kanë marrë institucionet për këtë rast.
“Pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar. Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar”, thuhet në reagim.
(Kosova Sot Online)