Maqedonci: Reagimet e Serbisë për sulmn në veri të Kosovës ngjallin dyshime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se reagimet e Serbisë për sulmn e mbrëmshëm në veri të Kosovës ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, ata për të shfajësuar vete, e për të fajësuar dikë tjetër përdorën “këtë format të tillë të luftës”.
“Për dallim të 24 shtatorit të vitit të kaluar, kësaj radhe reagimi nga Serbia dhe Lista Sërpska ka qenë shumë i shpejtë, më i shpejtë se reagimi që kemi bërë ne në Kosovë dhe kjo me të vërtetë për mua tregon një pritshmëri për këto ngjarje, pikërisht nga këto institucione në Serbi, por edhe Lista Sërpska”, tha ai.
(Kosova Sot Online)