NPB jep detaje për aksionin që u zhvillua sot në disa lokale

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 13:15
NPB jep detaje për aksionin që u zhvillua sot në disa lokale

Ndërmarrja Publike Banesore ka dal me detaje për aksionin që u zhvillua sot në disa lokale të cilat janë pronë e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo ndërmarrje ka thënë se borxhet që janë akumuluar kapin vlerën e rreth 1 milion eurove.

Njoftimi i plotë:

Ndërmarrja Publike Banesore, ka filluar aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër-vite nga shfrytëzuesit e këtyre lokaleve të cilat janë pronë e NPB-së. Borxhet e akumuluara arrijnë vlerën rreth 1 milion euro!

Ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim pasi NPB u ka ofruar shfrytëzuesve brenda afateve ligjore të kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Ndërmarrjes dhe një gjë e tillë nuk është respektuar.

Falënderim i veçantë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët me sukses asistuan këtë operacion.

NPB është e zotuar ta respektojë ligjin dhe asetet t’i rikthehen ndërmarrjes.

Prishtinë, dhjetor 2024

(Kosova Sot Online)