Korporata Energjetike e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 14:18
Korporata Energjetike e Kosovës del me njoftim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 01:08 është ndalur njësia B2, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

KEK thotë se gjatë kësaj ndalese do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve të paraqitura në kaldajë.

Në njoftim thuhet se ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot, rreth orës 01:08min. është ndalur  njësia B2. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë. Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024.”

KEK shton se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.


(Kosova Sot Online)