Ankohet Klinaku: Specialja po kryen arrestime pa asnjë fakt

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 15:24
Ankohet Klinaku: Specialja po kryen arrestime pa asnjë fakt

Kryetari i OVL-së, Faton Klinaku në një intervistë ka thënë se Gjykata Speciale po kryen arrestime pa pasur asnjë fakt ndaj personave të arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale, arreston njerëz pa asnjë fakt. Dështimet që po i ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë gjatë përcjelljes që i bëjmë ne të seancave gjyqësore, edhe dëshmitarët janë duke i dështuar sepse i kanë marrë dëshmi edhe me shantazhe presion, që i ka bërë vet dëshmitarëve. Dhe këta sot që i morën, që janë të konfirmuar Isni Kilaj, i cili ka qenë i arrestuar më herët dhe është liruar në mbrojtje në liri për shkak se nuk ka pasur aktakuzë”, tha ai.

Klinaku tha se është e pakuptueshme shoqatat e luftës sesi shteti i Kosovës hesht, sipas tij për të drejtat elementare të njeriut që po shkelën në këtë proces.

(Kosova Sot Online)