Tre të arrestuarit nga Gjykata Speciale nisen për në Hagë

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 13:00
Tre të arrestuarit nga Gjykata Speciale nisen për në Hagë

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, janë nisur për në Hagë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku po mbaheshin prej të enjtes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

ZPS-ja të enjten ka njoftuar se është ndërmarrë aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime e bastisje në disa shtëpi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Isni Kilaj ka pasur aktakuzë të ngrirë, mirëpo ajo është ndryshuar dhe ai llogaritet si i dyshuar.

(Kosova Sot Online)