![Scholz nuk arriti ta ndalë Baerbock që të mos largohej nga mbledhja e kabinetit](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/30/200x200_scholz-baerbock-102-1920x1080-1-600x3601696086465.jpg)
Pse mësimdhënsit po kërkojnë paga më të larta kur nxënësit nga Kosova janë më të dobëtit në rajon dhe ndër të fundit në botë?
![Pse mësimdhënsit po kërkojnë paga më të larta kur nxënësit nga Kosova janë më të dobëtit në rajon dhe ndër të fundit në botë?](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/06/auto_Rrahman_jasharaj_arberie1733491497.jpg)
Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për arritjet matematikore dhe shkencore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA) ka publikuar studimin e fundit ndërkombëtar të njohurive në matematikë dhe shkencë të nxënësve në mbarë botën.
Nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova është renditur në vendin e 47-të për njohuritë në matematikë, ndërsa në vendin e 55-të për njohuritë në shkencë.
Në rajon, vetëm nxënësit në Bosnjë e Hercegovinë qëndrojnë më keq sesa ata në Kosovë sa i përket njohurive në matematikë. Ndërkaq për njohuritë në shkencë, nxënësit kosovarë janë të fundit.
Nxënësit e Kosovës rangohen në pjesën e standardit të ulët, ku përfshihen ata nxënës në botë që thjesht “demonstrojnë të kuptuarit bazë matematikor”. Po në fund, rangohen edhe në mesin e atyre që thjesht “tregojnë dhe zbatojnë njohuritë e disa koncepteve shkencore”.
(Kosova Sot Online)