DASH po punon me Kosovën për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 11:05
DASH po punon me Kosovën për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit

Në prag të fillimit të Javës Kundër Korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në postimin e ambasadës thuhet se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat. #Java Kundër Korrupsionit”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)