Haradinaj i bindur: Ne do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale
Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Dhomat e Specilaizuara të Hagës, ku është ngritur aktakuzë e re ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, e Bashkim Smakajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Haradinaj ka shkruar se Kuvendi e ka bërë Specialen dhe i njëjti institucion mund ta zhbëjë.
“Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë. Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë.
U bo boll!”, ka shkruar Haradinaj.
(Kosova Sot Online)