Vdiq në moshë të re pas një sëmundje të rëndë i riu kosovar

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 13:25
Vdiq në moshë të re pas një sëmundje të rëndë i riu kosovar

Lajmi për vdekjen e Shpetim Xhafës, një i ri nga Mitrovica, ka tronditur familjen dhe komunitetin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpetimi humbi jetën pas një përballje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i njohur nga e motra e tij, e cila e shpërndau postimin emocionues në rrjetet sociale:
"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi."
Në postim, ajo shkruan me dhimbje: "Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllau ynë i dashur, Shpetim Haxhi Xhafa, pas një sëmundje të rënd na la për të shkuar në mëshirën e Allahut."

Varrimi i Shpetimit u bë dje, me namaz të drekës, në varrezat e Shipolit.

Familja Xhafa ka kërkuar lutje dhe mëshirë nga Allahu për shpirtin e tij dhe ka shprehur dëshpërim të thellë për humbjen e tij të parakohshme. Ata lutën që Allahu ta shpërblejë me Xhenetin e Tij.

Pusho në paqe, Shpetim!

(Kosova Sot Online)