![BE me mbi 100 vëzhgues në zgjedhje](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/15/200x200_auto_Kosova_Bashkimi16649891201694765953.jpg)
Një vetaksident ka ndodhur sot në Istog
![Një vetaksident ka ndodhur sot në Istog](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/27/auto_Aksident-Trafiku-1-580x3601724749748.png)
Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Drejë të Istogut, ku si pasojë ka pësuar lëndime vozitësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi.
Gashi shtoi po ashtu se një veturë që është ndalur për të shikuar se çfarë ka ndodhur, e cila është goditur nga një makinë që nuk ka mundur ta ndalojë shpejtësinë.
(Kosova Sot Online)