Abazi: Kurti e shkarkoi Agim Veliun për ta goditur LDK-në
Haki Abazi, njëherit ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1 ka folur për kohën e shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai në një intervistë ka thënë se Kurti e largoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm për ta goditur fort LDK-në, që atë kohë e kishte partner të koalicionit qeverisës.
“Unë nga zyra ime kam shkuar në shtëpi dhe të nesërmen në mëngjes nga mediat kam marrë vesh për shkarkimin e tij. Do të thotë kam shtru çështje, arsyetimi ka qenë, bashkëpunimi i LDK-së me Thaçin në atë kohë ka qenë problematik, dhe rrjedhimisht ka qenë i paevitueshëm shkarkimi i tij”, ka deklaruar Abazi.
(Kosova Sot Online)