Murati: Ja sa familje kanë përfituar nga masa 1.8 'Qeveria për Familjet'

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 17:16
Murati: Ja sa familje kanë përfituar nga masa 1.8 'Qeveria për Familjet'

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se rreth 4, 100 familje kanë përfituar nga masa 1.8 Qeveria për Familjet, përmes së cilës mbështetet punësimi për familjet që s`kanë asnjë të punësuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati tha se asnjë qeveri nuk ka bërë kaq shumë sa Qeveria Kurti për mbështetjen e familjeve dhe punësimin e grave.

“Lajmi tjetër i mirë është që 56% e të punësuarve janë gra, gjë që na ndihmon të përmbushim edhe një tjetër objektiv të programit tonë, atë të punësimit të grave”, ka shkruar Murati në Facebook


(Kosova Sot Online)