Hajredin Kuçi zyrtarisht del para Gjykatës Speciale
Ish ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai akuzohet për pengim të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Kuçit iu bastis shtëpia të enjtën, mirëpo nuk u arrestua.
Pjesë e aktakuzës së re janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.
(Kosova Sot Online)