
Kryeministri Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale, kjo është arsyeja kryesore

Prokuroria Speciale ka dërguar një ftesë në adresë të kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në këtë institucion me datë 16 dhjetor 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndonëse zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka bërë ndërlidhje mes kësaj ftese për Kurtin me zgjedhjet e 9 shkurtit, në dokumentin e Prokurorisë Speciale tregohet që kryeministri Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Në dokumentin e Prokurorisë Speciale thuhet se bëhet fjalë për rastin PPSnr. 62/2023, i cili është numri i lëndës për rastin e rezervave shtetërore.
Kjo vërtetohet nga një vendim i Gjykatë Themelore të Prishtinës i 19 gushtit 2023 kur merr vendim për caktimin e masës së paraburgimit për Irfan Lipovicën, Hafiz Garën dhe Ridvan Muharremin.

(Kosova Sot Online)