A do ta kalojnë pargun zgjedhor AAK dhe NISMA?

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 16:01
A do ta kalojnë pargun zgjedhor AAK dhe NISMA?

Është publikuar lista finale me kandidatët për deputetë të Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky koalicion njofton se është i “fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese”.

“Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës”, thuhet krahas listës së publikuar.

Por a do ta kalojnë pargun zgjedhor AAK dhe NISMA, mbetet për tu parë.

(Kosova Sot Online)