Trump e zgjedh artisten e njohur për ambasadore të SHBA-së në Kroaci

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 10:03
Trump e zgjedh artisten e njohur për ambasadore të SHBA-së në Kroaci

Artistja Nicole McGraw do të jetë ambasadorja e ardhshme e SHBA-së në Kroaci, ka njoftuar presidenti i sapozgjedhu ramerikan, Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nicole është një filantropiste, biznesmene dhe koleksioniste arti me famë botërore. Ajo e hapi galerinë e saj të parë të artit në Palm Beach Gardens në vitin 2006, dhe që atëherë ka ndërtuar një bazë klientësh që shtrihet në gjithë globin, si dhe një fond mbrojtës të suksesshëm të specializuar në investimet e arteve të bukura”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth.

“Nicole e ka sjellë artin e bukur te njerëzit përmes punës së saj duke udhëhequr organizatat bamirëse të artit CANVAS dhe ka mbledhur miliona dollarë për fëmijët e neglizhuar dhe të keqtrajtuar si Anëtare e Bordit të Vendit të Shpresës. Ajo është e diplomuar në Southern Methodist University me BFA në Histori Arti dhe Art Studio”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)