
Hovenier bashkë me Osmanin do të bëjnë homazhe te shtatorja e Rugovës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më pas të dy ata do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Pas homazheve do të ketë deklarim për media nga presidentja dhe ambasadori.
(Kosova Sot Online)