Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gjyljeta Ukellës

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 09:58
Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gjyljeta Ukellës

Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëvve”. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”.

(Kosova Sot Online)