Plagoset aksidentalisht një person në Pejë

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 14:46
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë

Policia në Pejë ka thënë se një person është plagosur aksidentalisht një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 06.01.2025, rreth orёs 02:20, ёshtё njoftuar se nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё njё person i plagosur nga arma e zjarrit. Njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnё se deri ishin nё shtёpine e viktimёs ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima.”

I dyshuari është arrestuar ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë me një karikator, një fishek, një AK47 me një karikator dhe 12 gëzhoja.

I dyshuari është dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.


(Kosova Sot Online)