Limaj mbledh Nismën: Po punojmë çdo ditë që Kosovës t’ia kthejmë dinjitetin

  • A.P /
  • 08 January 2025 - 13:41
Limaj mbledh Nismën: Po punojmë çdo ditë që Kosovës t’ia kthejmë dinjitetin

Nisma Socialdemokrate e mbajti sot mbledhjen e Kryesissë së partisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njoftoi partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj, aty diskutuan “për situatën aktuale dhe takimet që po zhvillohen me strukturat në vend”.

“Ne po punojmë çdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarëve t’u lehtësojmë jetën e përditshme prandaj veçVEPRA i duhen Kosovës, dhe bashkimi ynë garanton siguri dhe ekonomi për një Kosovë fituese”, thuhet në njoftimin e Nismës.

(Kosova Sot Online)