Ka përfunduar takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan

  • A.P /
  • 10 January 2025 - 11:50
Ka përfunduar takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Para Kurtit, Verma u takua edhe me presidenten Osmani, e cila pas takimit tha se i është konfirmuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.

 (Kosova Sot Online)