Ja kush u emërua drejtor ekzekutiv i ASK-së

  • A.P /
  • 10 January 2025 - 12:35
Ja kush u emërua drejtor ekzekutiv i ASK-së

Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i ASK-së me vendim të Qeverisë së Kosovës, të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.

Dy kandidatë ishin në listën e ngushtë të komisionit të rekrutimit: Avni Kastrati dhe Sami Duraku.

Qeveria e propozoi Kastratin, i cili ushtroi detyrën e drejtorit të ASK-së nga nëntori i vitit të kaluar deri më sot, për një mandat të plotë si drejtor.

 (Kosova Sot Online)