Dërgohet në mbajtje një personi që kishte kanosur Kurtin

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 09:33
Dërgohet në mbajtje një personi që kishte kanosur Kurtin

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 (Kosova Sot Online)