Abdixhiku - mërgimtarëve: Votoni nga sot deri më datën 8 shkurt për LDK-në

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 12:16
Abdixhiku - mërgimtarëve: Votoni nga sot deri më datën 8 shkurt për LDK-në

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se partia e tij do të marrë fitore nga mërgata edhe në votim, sikurse në regjistrim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, tha se kanë punuar shumë në riorganizimin e LDK’së në diasporë, ku nga 4 nëndegë sa ishin aktive, i kanë bërë 80 sosh.

“Ndryshimi është afër, jemi 30 ditë larg nga ky ndryshim dhe mërgata duhet të jetë pjesë thelbësore e këtij ndryshimi. E ardhmja e Kosovës është e bukur dhe në këtë të ardhme, ju të dashur bashkatdhetarë bëhuni pjesë e ndryshimit të madh.

Ky ndryshim pret mbështetjen tuaj, Kosova llogarit në mbështetjen tuaj, unë dhe LDK-ja llogarisim në mbështetjen tuaj. Votoni nga sot deri më datën 8 shkurt për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe numrin 124”, tha Abdxhiku.

 (Kosova Sot Online)