
E rëndë: Kjo është gruaja kosovare që dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Prishtinës, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht në rrethana të dyshimta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Afrim Zhitia”.
Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar si Shadije Rexhepaj, rreth 43 vjeçe. Ajo dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u gjetur e varur brenda banesës. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka mbërritur në vendngjarje pas denoncimit të rastit.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
(Kosova Sot Online)