Maqedonci paralajmëron takime të nivelit të lartë në DASH

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 08:06
Maqedonci paralajmëron takime të nivelit të lartë në DASH

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit, Senat e institucione tjera.

Ai ka thënë se këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)