Plenkoviq merr vendim: Nuk shkojmë në inaugurimin e Milanoviqit

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 08:17
Plenkoviq merr vendim: Nuk shkojmë në inaugurimin e Milanoviqit

Kryeministri kroat dhe presidenti i HDZ-së, Andrej Plenkoviq, zbuloi se kolegët e tij partiakë nuk do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit e ri-zgjedhur të vendit, Zoran Milanoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne nuk do ta lejojmë veten të jemi në një situatë ku duhet të dëgjojmë Milanoviqin duke u betuar për kushtetutën që ai më pas e shkel. Ne sapo kemi marrë vendimin që të mos shkojmë në inaugurim,” tha ai.

Plenkoviq tha se Milanoviqi nuk e ka uruar asnjëherë për fitoren e zgjedhjeve dhe se nuk e ka uruar as Sanaderin dhe as Kolinda Grabar-Kitaroviqin.

Kryeministri kroat beson se disa qytetarë votuan për Milanoviçin “sepse ishin të bindur për gënjeshtrën e tij se qeveria donte të dërgonte ushtarë kroatë në Ukrainë”.

Plankoviq nuk e sheh humbjen bindëse të Dragan Primorac, kandidatit dhe partnerit të HDZ-së, si një mesazh për qeverinë që ai drejton.

“Jo. Ky është mesazhi i votuesve për zgjedhjet presidenciale,” tha ai.

(Kosova Sot Online)