Hoti: Më 9 shkurt do të rrëzohet mentaliteti aktual qeverisës

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 08:50
Hoti: Më 9 shkurt do të rrëzohet mentaliteti aktual qeverisës

Avdullah Hoti, ka vizituar një biznes në Rahovec, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë me dije se bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se më 9 shkurt do të rrëzohet mentaliteti aktual qeverisës, i cili, sipas tij, nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale.

“Bashkë me kryetarin e degës në Rahovec Burim Krasniqi dhe kandidatin për deputet Enis M. Durguti vizituam kompaninë “Rama”, e cila ka në pronësi sallonin e mobilieve dhe perdeve, si dhe njëkohësisht merret me prodhimin, përpunimin dhe riciklimin e sfungjerit. Bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore dhe shteti duhet të jetë krah tyre për t’u lehtësuar aktivitetin e jo t’i luftoj ato. Me 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që për 4 vite nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale që do ta lehtësonte barrën që kanë bizneset”, ka shkruar Hoti, i cili në listën e LDK-së mban numrin 13.

(Kosova Sot Online)