Dy raste të tentim vrasjes në Kosovë

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 11:43
Dy raste të tentim vrasjes në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Gjilan, ku janë arrestuar dy persona.

Të dy ata, siç bën të ditur policia janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë / 07.01.2025-23:55. Me 13.01.2025  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj dy viktimave kosovarë. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Isa Boletini, Gjilan / 13.11.2024-20:21. Lidhur me rastin me 13.01.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)